Dy tërmete shkatërruese goditën Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës.
Numri i të vdekurve ka shkuar mbi 37 mijë, ndërkohë që ekipe shpëtimi nga gjithë bota morën pjesë në përpjekjet e shpëtimit.
Shqipëria dërgoi dy ekipe shpëtimi, ndërsa në qendër të Tiranës është ndërtuar një çadër ku qytetarët kanë mundësi të dhurojnë ndihma të cilat do t’i dërgohen të mbijetuarëve nga tërmeti.
Çadra e dhurimit ndodhet pranë bashkisë së Tiranës për të gjithë qytetarët që kanë dëshirë dhe mundësi të kontribuojnë./Albeu.com.