Në pranga kanë rënë tre shtetas banues në Orikum, të dyshuar për bashkëpunëtorë për kryerjen e veprës penale si “plagosja e rëndë me dashje”.
Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale; D. H., 22 vjeç, D. I., 23 vjeç dhe K. P., 24 vjeç, të cilët u arrestuan pas ngjarjes së ndodhur katër ditë më parë ku mbeti i plagosur me sende të forta një 44-vjeçar.
Gjithashtu bëhet me dije se shkaku i këtij konflikti është për motive të dobëta.
Njoftimi i Policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 06.08.2021, ku mbeti i plagosur me sende të forta një 44-vjeçar.
Vihen në pranga tre shtetasit e shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjes, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, në bashkëpunim me strukturat e DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
-D. H., 22 vjeç, D. I., 23 vjeç dhe K. P., 24 vjeç, të tre banues në Orikum.
Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, më datën 06.08.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në afërsi të Orikumit, kanë goditur me grushta dhe me sende të forta, shtetasin H. H., 44 vjeç, banues në Orikum, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim./albeu.com/