Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy vëllezërit Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj, pasi tre ditë më parë dhunuan efektivët e policisë.
Gjate seancës për masën e sigurisë të dy vëllezërit nuk kanë dhënë deklarata.
Ndërkohë, avokatët e tyre kanë kërkuar nga Gjykata një masë më të lehtë, duke deklaruar se nuk përbëjnë rrezikshmëri dhe se s’kanë qenë të dënuar më parë.
Kujtojmë që dy vëllezërit, u konfliktuan më 13 korrik me policët në zonën e Lungomares dhe ushtruan dhunë ndaj tyre për shkak të detyrës.
Policët kishin ndaluar një person me skuter për t’i vënë gjobë pasi e kishin konstatuar kundravjatje, por në ato moment dy vëllezërit që ishin pronarë të biznesit të skuterëve me qira kanë dhunuar dy policët, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Sipas bluve të Vlorës ata ushtronin aktivitetin e tyre pa licence duke zaptuar hapësirën publike.