Këtë të shtunë, Gjykata e Tiranës, ka lënë në burg Dritan Nanon dhe Dorian Aliajn, të cilët akuzohen se kanë dhunuar avokatin Sokol Mëngjesi pak ditë më parë në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Nano dhe Aliaj kanë mohuar se kanë qenë ata që kanë organizuar sulmin, ndërsa kanë deklaruar se çdo gjë ka qenë rastësore.
Prokuroria ka kërkuar burg për Dritan Nanon i arrestuar si organizator, si edhe për Dorian Alia, një nga dhunuesit. Ndërsa tre të tjerë janë ende në kërkim.