Një 29-vjeçar nga Venezuela është arrestuar në Sarandë pasi ka dhunuar të dashurën.
Në pranga ka rënë shtetasi J. Ch., 29 vjeç, banues në Venezuelë dhe me banim të përkohshëm në Sarandë.
Ai u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.