Dhunoi nënën në Përmet, arrestohet nga policia 35-vjeçari

Ditën e sotme policia e Përmetit ka arrestuar një të shtetasi pasi ka dhunuar nënën e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Përmet E. N., 35 vjeç, banues në Këlcyrë.

Nëna e 35-vjeçarit ka bërë një kallëzim në polici pasi ky i fundit kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Njoftim policie

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Këlcyrë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij, shtetasja V. N., 67 vjeçe, banuese në Këlcyrë, se 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 4.11.2022 09:55