Dhunoi nënën, arrestohet! Në pranga edhe dy persona të tjerë

Tre persona janë arrestuar në Sarandë e Vlorë për vepra të ndryshme penale.

42-vjeçari D.H, ka rënë në prangat e Policisë pasi ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Nga ana tjetër një 26-vjeçar me banim në Berat u arrestua pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur në Vlorë.

Po ashtu dhe një 28-vjeçar po drejtonte mjetin pa leje në Vlorë, i cili gjithashtu u arrestua nga Policia.

Njoftimi i Policisë

Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen D. H., 42 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

– G. R., 26 vjeç, banues në Berat, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur;

-M. B., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar mjetin  pa leje drejtimi.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 13.08.2021 12:55

Tags: ,