Dhunoi motrën, arrestohet 47-vjeçari në Gjirokastër, nën hetim dhe gruaja e tij

Policia ka arrestuar një 47-vjeçar në Gjirokastër pasi ka dhunuar motrën e tij 44-vjeçare. Gjithashtu ka nisur hetim dhe për bashkëshorten e të arrestuairt, pasi dyshohet se dhe ajo ka dhunuar 44-vjeçare.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 47 vjeç, banues në Gjirokastër, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen M. Sh., 44 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së shtetasit A. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./albeu.com

 


Shtuar 16.03.2023 09:38