Uniformat blu ,ë Tiranë, kanë arrestuar shtetasin A. J., 56-vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre.
Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori për procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasve S. B., 62- vjeç, dhe A. Ç., 45-vjeç, për konflikt fizik mes tyre për motive të dobëta.
Në një rast tjetër, prokuroria ka nisur procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. Sh., 32-vjeç, i cili dyshohet se ka kanosur një shtetase në rrugën “Nikolla Tupe”.