Dhunoi Genard Hajdinin dhe babain e tij, nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren që e shoqëronte

Policia e Tiranës njofton se ka nisur hetimet për dhunuesin e personazhit të njohur në internet Genard Hajdini dhe babain e tij.

Sipas policisë, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. G., 40-vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, dhe për shtetasen A. P., 25-vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nga hetimet e kryera dyshohet se më datë 03.08.2025, në ambientet e një lokali në rrugën “Bardhyl”, shtetasi Sh. G. ka goditur me grushte shtetasit P. H. dhe G. H. (babë e bir), ndërsa shtetasja A. P., e cila shoqërohej me 40-vjeçarin, në momentin e ngjarjes, ka dhënë deklarime kontradiktore, me qëllim shmagien e përgjegjësisë penale për shtetasin Sh. G.