Foto ilustruese
Një rast i rëndë dhune në familje ka ndodhur në Chania të Greqisë ku burri ka rrahur bashkëshorten e tij shtatzënë.
37-vjeçari ka dhunuar bashkëshorten e tij 25-vjeçare si dhe ushtruar dhunë në mënyrë të pakontrolluar ndaj së resë edhe kur ajo thirri policinë për të denoncuar.
Gruaja u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe për t’u ekzaminuar pasi kishte të nxira dhe gërvishtje në trup dhe qafë.
37-vjeçari u dërgua në Prokurorinë Publike të Chanias me dosjen për dhunë në familje dhe plagosje trupore që oficerët e policisë ngritën ndaj tij, u procedua formalisht dhe u lirua në pritje të gjykimit./albeu.com