Një 36 vjeçar ka rënë në pranga në Maliq, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
I arrestuari është shtetasi me iniciale M.H., banues në fshatin Zvirinë, ndërkohë, bashkëshortja është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 36 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.