Ditën e sotme, uniformat blu në Tiranë, kanë vënë në pranga një 30-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Ndërsa një 39-vjeçar, është arrestuar me akuzën e kanosjes me mjet prerës ish-të dashurën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. Sh., 30-vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. P., 39- vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur me mjet prerës ish-të dashurën e tij., thuhet në njoftimin e policisë.