Dhunoi babanë dhe vëllanë, arrestohet 26-vjeçari shkodran

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, banues në Hot, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe vëllait.

Gjithashtu gjatë shoqërimit në komisariat, i riu nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Albeu.com


Shtuar 16.10.2023 10:53

Tags: ,