Dhunoi 3-vjeçaren në kopsht, nesër seanca gjyqësore ndaj edukatores Majlinda Dehima

Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj edukatores Majlinda Dehima, e cila akuzohet se dhunoi një fëmijë 3-vjeç në kopshtin provat ku punonte.

Dehima u arrestua më 9 nëntor, pra tre ditë më parë, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.
48-vjeçarja ra në pranga pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën. Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Prokuoria kërkoi masë ndaj edukatores pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.

 


Shtuar 11.11.2023 15:02