Dhunohet trajneri i ekipit sportiv “Labëria” në Vlorë

Trajneri i ekipit sportiv “Labëria” është përfshirë në një sherr fizik ditën e djeshme në Vlorë.

Policia bën me dije se trajneri është goditur me grushte nga një 56-vjeçar, i cili ka rënë në pranagat e policisë.

Njoftimi i policise

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv”, pasi ditën e djeshme, në kompleksin sportiv “Labëria”, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht, trajnerin e ekipit sportiv “Labëria”, shtetasin D. R., 46 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/


Shtuar 17.04.2023 10:49

Tags: