Dhunohet me sende të forta një person në Lezhë, autorët e nxjerrin me forcë nga makina! Niset me urgjencë drejt Traumës

Një person është dhunuar mbrëmjen sotme në Lezhë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në afërsi të një pike karburanti në aksin Lezhë-Rrilë, teksa personi në fjalë, ende i paidentifikuar, është nxjerrë me forcë nga automjeti që po udhëtonte dhe është goditur me sende të forta nga disa persona.

I dhunuari është dërguar fillimisht në spitalin e Lezhës kur dhe ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar. Sakaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen si dhe po punon për identifikimin e autorëve.


Shtuar 2.12.2025 20:01

Tags: ,