Dhunohet biznesmeni i njohur në ambientet e kompleksit “Delijorgji” (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e kompleksit “Delijorgji” në Tiranë. Mësohet se është dhunuar brutalisht pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj.

JOQ Albania shkruan se Kasaj është sulmuar nga disa persona të cilët dyshohet se janë pronarët e barit “Stockholm”, një lokal që ndodhet përballë kompleksit.

Paraprakisht, sipas medias në fjalë, dhuna dyshohet se ka ardhur si pasojë e një denoncimi që Kasaj kishte bërë pranë Kryeministrisë, ku ai kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme nga disa lokale përreth.

Kasaj është transportuar me urgjencë në spital. Në video shfaqet momenti i përplasjes fizike, ku dëgjohen ofendime, ndërsa një person, i cili dyshohet të jetë Laert Kasaj, shihet duke mbuluar fytyrën.


Shtuar 23.07.2025 08:00