Më 3 janar 2023 u lëshua raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transportoi për në hapësirë Albania 1 dhe Albania 2.
Lajmi i bujshëm u bë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili e shoqëroi edhe me një video nga momenti kur satelitët u lëshuan në hapësirë. Sipas kreut të qeverisë, funksioni kryesor i këtyre satelitëve është kontrolli, mbrojtja dhe administrimi i çdo pëllëmbe të territorit shqiptar.
Por analisti Lutfi Dervishi, nisur dhe nga ngjarjet e bujshme të ditëve të fundit ka ngritur pyetjen nëse satelitët i shohin edhe shpërthimet në gurore, duke iu rreferuar dhunimit të kushërinjve Maja nga fisi Rraja.
Dervishi: Këta satelitët Albania 1, Albania 2, që na ndihmojnë tmerrësisht shumë për mjedisin, a i shohin shpërthimet në gurore? Po rritjen eksponenciale të shkopinjve të bejsbollit?
Bilbil dhe Jashar Maja janë dhunuar barbarisht më 6 korrik në një lokal në aksin rrugor “Fushë Krujë-Thumanë. Ata ishin duke konsumuar kafe, kur nga tre makina që shkuan atje me shpejtësi dolën anëtarët e fisit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Me shkelma, grushte, shkopinj bejsbolli dhe qyta armësh ata i rrahën barbarisht për disa minuta kushërinjtë Maja.
Shkak u bë një ankesë e Bilbil dhe Jashar Majës në Policinë e Krujës, për shpërthimet me dinamit në guroren e vëllait të deputetit, nga të cilat u ishin dëmtuar shtëpitë.
Pas kësaj ngjarjeje, Rrahman Rraja dha dorëheqejn si deputet i PS-së, ndërsa Edi Rama shkarkoi ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Vendin e tij e zuri Taulant Balla, i cili u dekretua sot nga Presidenti Begaj./Albeu.com.