Një aksion i policisë së Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar për posedim të lëndëve narkotike.
Gjatë një kontrolli të bërë në lokalin në pronësi të D.K dhe baensës së tij, si dhe kontrolleve fizike të tre personave u gjet lëndë narkotike e llojit kanabis, kokainë dhe një peshore.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 26 vjeç, dhe procedimin në gjendje të lirë të shtetasve: T. S., 31 vjeç dhe R. K., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të lokalit dhe të banesës së shtetasit D. K, dhe kontrolleve fizike të 3 shtetasve, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe 1 peshore elektronike.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- N., 31 vjeç, pasi ka vjedhur telefonin dhe portofolin e shtetases M. L;
- Z., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- F., 24 vjeç, pasi i ka vjedhur varësen e floririt shtetasit R. M;
- D., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- K., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa lejen përkatëse;
- S., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit K. P., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin K. E., 59 vjeç. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, u bë shpallja në kërkim e shtetasve: K. Rr., 23 vjeç, Gj. Rr., 24 vjeç dhe E. S., 22 vjeç. Këta 3 shtetas dyshohen si autorët e ngjarjes së djeshme, në rrugën “Jordan Misja”, ku u dëmtua lehtë shtetasi A. K., 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.