Foto ilustruese
Një rast dhune nmë familje është raportuar nga policia në Kalkidë, Greqi, raportojnë mediat fqinje.
bëhet fjalë për një 49-vjeçar shqiptar që ka dhunuar gruan e tij pas një debati të ashpër. Pas dhunës së ushtruar, gruaja ka humbur ndjenjat, megjithatë pasi është përmendur ka mundur të dalë në rrugë me plagë në gjithë trupin.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, që e ka dërguar gruan më pas në spital.
49-vjeçari u arrestua dhe pritet të dalë para drejtësisë. Ndaj tij është ngritur akuza për dhunë në familje dhe lëndim të rëndë trupor./albeu.com