Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Dhjetëra seanca të anuluara në të gjitha nivelet

Në listë për këtë të mërkurë në Gjykatën Penale të Tiranës, janë të listuara për t’u zhvilluar 23 seanca gjyqësore, e ndërsa priten të zhvillohen.

Ndërsa do të zhvillohen 6 seanca gjyqësore të cilat janë për caktim masa sigurie.

Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme në listë për t’u zhvilluar janë 20 seanca gjyqësore, shumica prej tyre priten të shtyhen si pasojë e bojkotit.

Ndërkohë, në Apelin e Posaçëm në listë janë 7 seanca, ku vetëm dy prej tyre do të zhvillohen.

Sipas vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, seancat gjyqësore nuk do të braktisen vetëm kur kemi të bëjmë me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje të masave të sigurimit.


Shtuar 5.06.2024 10:45