Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi/ Zbardhet dëshmia e një prej të akuzuarve: Nuk kishim qëllim t’i shkaktonim dëmtime…

Ditën e djeshme, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, u dhunua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Është zbardhur dëshmia e 32-vjeçarit Dorjan Aliaj, i cili u vetëdorëzua ditën e djeshme në polici, për dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Aliaj ka pranuar qe ka qenë pjesë e sulmit ndaj avokatit, ku ka shpjeguar se ka qenë një nga personat qe ka goditur Sokol Mëngjesin.

Më tej Aliaj, ka thënë se e kishin ndjekur dhe planifikuar sulmin ndaj avokatit, dhe rrinin vazhdimisht duke komunikuar me 3 të afërmit e tij për lëvizjet e avokatit Sokol Mëngjesi.

Aliaj po ashtu, ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave.

Ndërkohë Nano i cili po mbahet në polici, ka mohuar që të jetë porositës i kësaj ngjarje duke mos pranuar të bashkëpunojë me policinë.

Megjithatë, nga të gjitha hetimet e bëra nga policia është krijuar bindja se Nano është personi që organizuar të gjithë dhunën ndaj avokat Sokol Mëngjesi, pasi nuk donte të paguante detyrimet në ngarkim të tij për avokatin Mëngjesi.

Për sokol mëngjesin, vazhdon ne monitorim intensiv ne reanimacion nga stafi mjekësor, në gjendje të rëndë shëndetësore.


Shtuar 30.05.2024 10:06