Dhuna ndaj anëtarit të Kryesisë së PL, pezullohet zv.drejtori i Policisë Kufitare malazeze

Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, pak kohë më parë u dhunua nga efektivët malazezë në kufirin e Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Së fundi, autori i dhunës është pezulluar nga puna, sipas BalkanWeb. Ai është zëvendësdrejtor i Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac.

Milo ishte bashkë me familjen e tij kur ndodhi ngjarja, duke pritur në radhë në kufi. Ai u nxorr me forcë nga makina dhe u dhunua nga efektivët e policisë malazeze. /albeu.com

 


Shtuar 21.02.2023 12:34