Dhuna barabare ndaj kushërinjve Maja, gjykata liron tre anëtarët e fisit Rraja

Këtë të premte, tre të arrestuarit nga fisi Rraja për dhunën brutale ndaj dy kushërinjve Maja, janë lënë të lirë . Sipas gjykatës, shkak është bërë tejkalimi i afatit të paraburgimit.

Andi Rraja, Ineidi Rraja dhe Eni Kullaj janë lënë në “arrest shtëpie”, duke lehtësuar masën e sigurisë ndaj tyre.

Ndërkohë, janë ende në kërkim Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja , Klajdi Rraja, gjithashtu të përfshirë në dhunën barbare ndaj kushërinjve, Bilbil e Jashar Maja.

Pamjet e publikuara të dhunës, të regjistruar nga vetë anëtarët e fisit Rraja, shokuan opinionin publik. Dy kushërinjt u dhunuar me sende të forta për shkak të një konflikti që lidhej me punimet e fisit Rraja në gurore.

Dy kushërinjt kishin kërkuar që punimet të ndaloheshin, pasi po iu dëmtoheshin banesat, por denoncimi i tyre solli dhunën barbare në ambientet e një lokali, në mes të ditës.

Ndonëse dhuna e ushtruar ishte e paprecendentë, çështja në gjykatë u regjistrua nën akuzën për plagosje të lehtë me dashje.

Kushërinjt Maja bën thirrje për drejtësi, pasi në të kundërt do të bënin vetëgjyqësi.

Nga ana tjetër, pas këtyre deklaratave ato denoncuan sërish në polici për një sërë kërcinimesh që pretendojnë se kanë marrë nga fisi Rraja.

Në dhunën e paprecedentë u shfaq edhe djali i deputetit socialist, tanimë të dorëhequr, Rrahman Rraja.

Djali i tij, Rexhep Rraja u shfaq në video duke ushtruar dhunë, teksa në dorë mbante edhe një pistoletë.

Menjëherë pas ngjarjes, ish-deputeti socialist reagoi duke kërkuar ndjesë dhe u dorëhequr.


Shtuar 19.01.2024 13:45