Ky është vetëm njëri nga kanalet që devijojnë ujin e lumit Vjosa për vaditje. Këtu jemi tek zona e quajtur Ura e Drashovicës në lugininën e lumit të Vlorës. Siç edhe shihet nga pamjet, në këto ditë të nxehta të qershorit nevojat për vaditje janë të mëdha dhe ky ekskavator ka ndërhyrë në shtratin e lumit.
Ai po sistemon një tjetër kanal vaditës që devijon ujin e Shushicës, edhe ajo, degë e mbrojtur e lumit Vjosa. Por, nevojat e banorëve që jetojnë buzë luginës së lumit, bien në kundështim me statusin e mbrojtjes që ajo ka.
Vaditja është një çështje e rëndësishme që vështirë ta ndalosh, por do të përdoret me më me ekonomi. Zona ofron një sërë basenesh ujëmbledhësh, që duhen rehabilituar…p.sh Shushica përdoret për vaditje dhe në verë s’ka ujë, por duhet gjetur një balancë. Pavarësisht se unë e konsideroj të rëndësishëm vaditjen’ u shpreh Aleko Miho.
Plot 11 bashki nëpër të cilat kalon Vjosa ia marrin ujin për të mbështetur aktivitetet bujqësore dhe blegtorale të komuniteteve që jetojnë përreth brigjeve dhe fushave të tij.
Sipas një studimi të realizuar nga “Ecoalbania” bëhet fjalë për 60 puse, 49 pompa dhe 21 stacione pompimi që marin rreth 1014 litra për sekondë.
Referuar Ligjit për Zonat e Mbrojtura, marrja e ujit nuk lejohet as për vaditje, as për konsumimin. Kjo konsiderohet kërcënim pasi cenon tërësisë ekologjike dhe biodiversitetin.
Dokumentat strategjikë, siç është plani i menaxhimit, sugjerojnë se e gjithë infrastruktura, veçanërisht hidrocentralet, digat dhe kanalet vaditëse duhet të zhvendoset jashtë parkut sa më shpejt të jetë e mundur, të paktën brenda 15 viteve. Por duket se është e vështirë të gjendet një zgjidhje.
Edhe vetë ekspertët që kanë qenë mjaft të zëshëm në betejën për ta shpallur Vjosën Park kombëtar, e konsiderojnë këtë një ndërhyrje delikate që duhet të sigurojë një balancë mes ruajtjes së natyrës dhe jetës së zonave përreth.
‘Bujqësia ujin e Vjosës do të përdore, nuk mund të përdorë vetëm ujin e shiut por mënyra e vaditjes duhet të ndryshojë, ndoshta edhe varietet që duan më pak ujë. Dhe kjo jo vetëm sepse Vjosa është park kombëtar por sepse kriza për ujin thellohet nga vitit në vit dhe nëse ne nuk marrim masa që sot, ti mund të marrësh më shumë ujë dhe mund të mos të dalë sepse metoda është e gabuar me përmbytje’ u shpreh Olsi Nika, hidrolog/ Ecoalbania.
‘Një nga problematikat që pritet hasemi në vijim mund të jetë nevoja për ujë për vaditje apo shërbime ujore të tjera, por heqja e trupit ujor për të aksesuar qoftë nevojat për bujqësi apo sektorë të tjerë do të jetë një pengesë e madhe për zhvillimin ekonomik të zonës, por nga ana tjetër parku kombëtar nuk do ta lejojë këtë’ u shpreh Kristi Bashmilli, studiues mjedisor./ Inside Story, Top Channel