Partia Socialiste është drejt fitores në Tropojë, ku kanë mbetur dhe 8 kuti për tu numëruar.
Në rezultatet e fundit në faqen e KQZ, rezulton se deri më tani kandidati i PS, Rexhë Byberi ka arritur të sigurojë 3853 vota, ndëesa Besnik Dushaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 3574 vota.
E teksa pak kuti na ndajnë nga rezultati final, në Tropojë kanë nisur festimet. Deputetja e qarkut Kukës Gerta Duraku ka ndarë ngë foto ku shihet me qytetarët dhe Byberin duke festuar për fitoren.
“Fitoreeee Tropojaaa Më shumë se askush na bëre të lumtur dhe krenarë! Qofsh e bekuar Malësi e Gjakovës!” shkruan Duraku.
/Albeu.com.