Rrahman Rraja ka dorëzuar sot në Kuvend mandatin e deputetit të PS, pas dorëheqjes së tij. Të shtunën, ish-deputeti dha dorëheqje për shkak të skandaleve të familjes së tij.
Kujtojmë se familjarët e tij, përfshirë djalin dhe vëllain, dhunuan rëndë me shkopa bejzbolli Jashar dhe Bilbil Majës, disa ditë më parë në Borizanë të Krujës.
Dhuna ndaj dy kushërinjve Maja është bërë për shkak se këta të fundit ishin ankuar për guroren e tyre, pasi po ua shkatërronte banesat.
Kjo ngjarje e rëndë gjithashtu bëri që opinioni publik të reagonte ashpër edhe ndaj veprimeve të Policisë së Shtetit, të cilët ditën e parë pas shoqërimit të autorëve të dhunës, i lanë këta të fundit të lirë.
Ndërkohë që me largimin e Rrajës nga Kuvendi i Shqipërisë vendin e tij do e marrë një tjetër socialist. Bëhet fjalë Arkend Balla, i cili pritet që të pranojë mandatin e deputetit dhe më pas të bëjë betimin në Kuvend.
Ngjarja e Borizanës çoi dhe në shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Në vend të tij, u emëra Taulant Balla./albeu.com