Deti i trazuar për shkak të motit të keq, linja Durrës – Bari dhe anasjelltas anulon lundrimet në këto data

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim  JUG-JUGPERËNDIM  dhe  JUG-JUGLINDJE në datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill  2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.

Bregdeti shqiptar do të perfshihet  nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6  deri 7-8 ballë .  Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.

Njoftohen te gjithë pasagjeret qe kane pronotuar per te udhetuar ne datat 30 e 31 ne linjat Durres-Bari dhe Bari-Durres se linjat jane anuluar per shkak te motit. Kontaktoni agjensite per rimburisimet apo zhvendosjen e udhetimeve ne data te tjera.

Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruse dhe mjeteve të peshkimit./albeu.com


Shtuar 30.03.2022 12:16