Detaji që mund t’ju ketë shpëtuar, Mozzik thumbon Loredanën në këngën e re

Reperi i njohur Mozzik ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor ‘Forever together’ në bashkëpunim me këngëtaren Kida.

E teksa kënga u prit shumë mirë nga publiku, ku brenda pak orëve numëron mbi 800mijë klikime në ‘YouTube’, në klipin e saj fansat vunë re një detaj i cili duket se ka të bëjë me ish-partneren e reperit, Loredana Zefin.

Në një pjesë të klipit, shihet të fokusohet një letër në të cilën shkruhen tre emra vajzash: “Ish të dashurat e Mozzik: Djellza, Erza, Blerta”.

Mirëpo këto tre emra, janë të njëtat me ato që reperja ka përmendur disa muaj më parë në këngën ‘Kriminele’, në bashkëpunim me Yll Limanin.

“Kto fore unë moti i kuptova. Lëshoja ti Djellzës, Erzës ose edhe Blertës”– thotë Loredana në një nga pjesët e saj.


Shtuar 14.07.2023 17:21