Detaji që iu ka ikur nga takimi Kurti-Vuçiç (FOTO LAJM)

Një detaj interesant nga takimi i Albin Kurtit me Aleksandar Vuçiq në Bruksel është ai që tregon se çfarë kanë preferuar të pijnë njëri dhe tjetri në përballjen e tyre të parë në selinë e BE-së.

Kryeministri i Kosovës është mjaftuar me ujë, krahas kafesë e kroasanëve, ndërsa presidenti i Serbisë e ka bërë dallimin me një coca-cola.

Nga pamjet duket sikur ajo është “zero”.

Nikoqirët Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në këtë pikë, janë me Kurtin, e jo me Vuçiqin, pasi para tyre shihet “kompleti” i njëjtë si te kosovari.


Shtuar 15.06.2021 11:39

Tags: ,