DETAJET/ U kap “tap” në timon, si u arrestua vrasësi i Saimir Jakut

Të tjera detaje kanë dalë për arrestimin e Dorian Keqit, si i përfshirë në vrasjen e Saimir Jakut.

Burime bëjnë me dije se Keqi u ndalua dje pranë Gjykatës së Lezhës, teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Në momentin që i kanë marrë shenjat e gishtave, u verifikua që këto shenja ndodheshin dhe tek shishja me benzinë kur u dogj Benzi i atentatorëve të Jakut.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, ku ish-drejtori i Tensionit të Lartë për Veriun u ekzekutua në Rrëshen./albeu.com/


Shtuar 26.07.2022 13:35