Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi ku një shqiptar qëlloi me breshëri ndaj një patrulle policie, ku dhe plagosi njërin prej tyre.
Shqiptari që terrorizoi qytetarët në Athinë në orët e para të mëngjesit, ishte i njohur për autoritetet greke.
Një dosje e regjistruar pranë Autoriteteve greke i përket 35-vjeçarit me origjinë shqiptare, pasi ka qënë i dënuar më parë për drogë dhe vjedhje.
Ngjarja:
Një përplasje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes një shqiptari dhe policisë greke.
Policia greke e ndaloi shqiptarin në qendër të Athinës pasi kishin dyshime se mjeti me të cilin ai lëvizte ishte i vjedhur.
Në momentin që ai u ndalua nga policia qëlloi me armë zjarri.
Po ashtu dhe efektivët e plagosën në këmbë 35-vjeçarin i cili tashmë ndodhet i shtruar në spital. /albeu.com/