Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Itali, ku një nënë vrau vajzën e saj 5-vjeçare.
Krimi tronditës ndodhi rreth një javë më parë, ku nëna 23-vjeçare Martina Patti, i mori jetën vajzës së saj Elena, vetëm 5 vjeçe.
Mediat raportojnë se arma me të cilën Martina kreu krimin nuk është gjetur ende, por gjurmët e gjakut të gjetura në shtëpinë e nënës vrasëse tregojnë se Elena ka ndërruar jetë jashtë shtëpisë dhe gjaku i saj është sjellë aty pa kuptuar nga 23-vjeçarja.
Kështu saktëson Prokurori Publik i Katanias pas hetimeve të kryera nga policia që gjeti një veshje të nënës gjatë një kontrolli në shtëpinë e saj në Mascalucia.
Zbulimi përkon me rikonstruksionin e skenës së krimit dhe kuptimit të dëshmisë së Martinës, e cila në rrëfimin e saj kishte thënë se ishte kthyer në shtëpi për të ndërruar rrobat dhe për t’u larë.
Gjithashtu kuptohen më mirë lëvizjet që Martina bëri, pasi u kthye nga vendi i braktisur ku u gjet trupi i vajzës dhe para se të dilte për të inskenuar rrëmbimin e rremë të vajzës së saj në Tremestieri Etneo nga një komando i armatosur.
Ndërkohë në shtëpi u gjet edhe pjesa e pudingut që Martina Patti kishte përgatitur për Elenën, që vogëlushja nuk e përfundoi së ngrëni, pasi u mor nga nëna e saj (sipas rikonstruksionit të të dyshuarit) për të parë një vend ku nëna e saj luante si një fëmijë dhe ku vajza e vogël nuk kishte shkuar kurrë dhe ishte kurioze ta shihte.
Ky është edhe vendi ku Elena u vra dhe kufoma u vendos në qese plastike, teksa nëna e vetë e la gjysmë të varrosur.
Edhe nga autopsia dolën disa detaje, pasi vajza u vra me mbi 11 goditje me thikë. Goditja në enët e arteries subklaviane ka rezultuar fatale për Elenën 5-vjeçare.