DETAJET/ Nxirren dy trupat pa jetë, si u zbulua makina me dy punonjësit që përfundoi në kanalin plot ujë (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti rëndë i shënuar mesditën e sotme në Fier.

Një makinë me dy viktima brenda është gjetur në një kanal me ujë në Marinëz, Fier.

Burimet bëjnë me dije se viktimat janë dy punonjës të një kompanie sigurimi që operon në këtë zonë.

Mësohet se makina e cila përfundoi në kanal, lëvizte me GPS, dhe kanë qënë vetë punonjësit e kompanisë që kanë lajmëruar policinë, pasi mjeti nuk po lëvizte më.

Kjo ka sjellë shqetësimin e tyre të cilët shkuan në vendngjarje dhe kanë gjetur makinën e përmbysur në kanalin vaditës.

Ata kanë lajmëruar policinë për të ardhur në vendngjarje dhe për të filluar hetimet.

Nga informacionet e para mësohet se shkak për këtë aksident të rëndë mund të jetë një infarkt që ka pësuar shoferi i mjetit. /albeu.com/

 

Aksident Fier/ Nxirret makina nga kanali vadites