DETAJET/ Nga biseda e ish-shefit të Krimeve me Ervis Martinajn te përgjimet e Pëllumb Gjokës për vrasjen e Gjin Ndojit: Gjetët prova?

Detaje të reja n dalin nga dosja e SPAK, që çoi në pranga biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-drejtorin e Forcave Operacionale, Oltion Bistri, prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega.

Burime bëjnë me dije se Oltion Bistrit, sipas dosjes së SPAK, i janë zbuluar komunikime me Ervis Martinajn. Ish-drejtori i Lezhës dhe Durrësit i jepte Martinajt informacione, edhe për aksionet që bëheshin për kapjen e tij.

Ndërkohë për sa i përket vrasjes së Gjin Ndojt rezulton se Pëllumb Gjoka ka komunikuar me Ardit Hasanbegaj duke e pyetur nëse ka prova.

Pëllumb Gjoka: Çfarë ishte ajo që ndodhi mbrëmë?

Arditi: Ja po hetojmë…

Pëllumb Gjoka: keni gjetur prova.?

Arditi: po disa, të vogla…

Pëllumb Gjoka: lëre mos u merr më me të.

Ndërkohë për sa i përket Prokurorit të Kukësit, mësohet se pikërisht Pëllumb Gjoka komunikonte me të.
Ndërsa prokurori Xhevahir Lita ndërhynte në proceset ndaj Bajrajve duke u pushuar akuzat apo mbyllur hetimet por duke ndërhyrë edhe tek procese të tjera që nuk i kishte vetë./Panorama TV/


Shtuar 28.07.2023 13:46