DETAJET/ Në atentatin në Milot u zbrazën 100 fishekë “Scorpions”, biznesmeni Ylli Brahimi i kishte shpëtuar një tjetër atentati (VIDEO)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Milot para pak minutave.

Të plagosurit janë Klevis Preçi dhe biznesmeni 47-vjeçar, Ylli Brahimi.

Mësohet se në vendin e ngjarjes janë zbrazur 100 fishekë. Si Brahimi ashtu edhe Preçi nuk janë emra të panjohur. Biznesmeni 47-vjeçar Brahimi i ka shpëtuar edhe një atentati të bërë në janar të vitit të shkuar.

Atentatorët e biznesmenit Ylli Ibrahimi, mbi të cilin u zbrazën plot 20 plumba nga automatiku ‘Scorpions’, ndoqën rrugën Tiranë-Milot e më pas u zhdukën drejt Burrelit, pa u ndaluar nga asnjë efektiv policie.

Dy personat, që u shfaqën me ‘Suzuki’ e me maskë në kokë në qendër të Milotit, janë nisur nga Tirana. Kamerat e aeroportit të Rinasit kanë pikasur dy të rinjtë e veshur me ngjyrë blu, që kalojnë pranë tij në drejtim të Milotit.

Pasi mbërrijnë në Milot, të rinjtë qëllojnë biznesmenin Ylli Ibrahimi, të cilin e kapën plot shtatë plumba në gjymtyrët e poshtme, e më pas u zhdukën. Edhe pse ngjarja ndodhi në orët e paradites, konkretisht në orën 11:57, dy autorët kanë përshkuar kilometra të tëra rrugë, të pashqetësuar.

Mos ndalimi i tyre nga uniformat blu ka bërë që të rinjtë të mbërrijnë në destinacionin të cilin e kishin paracaktuar për tu fshehur pas krimit, duke lënë pas misterin e identitetit të tyre dhe biznesmenin Ibrahimi të shtrirë në tokë. Vetë biznesmeni që ra pre e këtij atentati të ndodhur më 13 janar mohoi aso kohe të kishte konflikte dhe ishte shprehur se nuk e ka aspak idenë se kush qëndron pas sulmit të organizuar./albeu.com/


Shtuar 22.07.2022 21:40