DETAJET/ “Na jep 100 mijë euro!”, zbardhen detaje nga grabitja me armë në banesën e noterit “problematik”

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja me armë zjarri në Sarandë mëngjesin e sotëm ku dy persona të maskuar dhe me armë zjarri kanë grabitur familjen e Thoma Kaçit.

Kaçi, me profesion noter është grabitur në orët e para të mëngjesit në pallatin 7 katësh ku është edhe hyrja e tij.

Grabitësit mësohet se i kanë kërkuar noterit 100 mijë euro, ndoshta me idenë që kjo shumë ka qene brenda në banesë, por noteri i ka dhënë vetëm 20 milionë lekë të vjetra që kishte aty.

Ata kanë marrë çelësat e një mjeti “Range Rover” Vogue dhe një automjeti “Mercedes-Benz”, në pronësi të noterit, por kur kanë dalë nga banesa, nuk i kanë marrë mjetet.

Rikujtojmë se noteri  prej kohësh është nën hetim nga Prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre” si i përfshirë në disa shit-blerje të paligjshme dhe të falsifikuara apartamentesh në Sarandë.

Ai ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe djalin, ku grabitësit kanë hyrë me kallashnikov, i kanë lidhur dhe ju kanë marrë paratë. Ndërkohë, mësohet se bashkëshortja e noterit ka qenë drejtoreshë banke më herët. /albeu.com/