Uros B, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe, është autori i dyshuar i masakrës së mbrëmshme në Serbi ku 8 persona mbetën të vrarë dhe 13 të tjerë u plagosën. 7 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën.
Sipas medieve serbe, ai qëlloi në tre vende të ndryshme, në fshatin Dubonë, Malo Orašje dhe Šepšin.
Uroš B. dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një “luftë” të përgjakshme në zonat përreth. Mes të vrarëve dyshohet se ka dhe fëmijë.
I dyshuari ka precedentë lidhur me shkelje të Ligjit për Armët dhe Municionin. Mes 8 të vdekurve është një polic i ri që nuk ishte në detyrë në atë moment dhe motra e tij.
Mëngjesin pas masakrës së paprecedentë, e cila pasoi tragjedinë në shkollën fillore të Beogradit, ndjekja është ende në vazhdim dhe në terren ka forca masive policore, më shumë se 600 anëtarë të MPB-së po marrin pjesë në kërkimin e autorit./Albeu.com/