Tre persona me origjinë shqiptare kanë rënë në prangat e policisë spanjolle për kultivim të lëndëve narkotike dhe mashtrim.
Lajmin e bëri të ditur Daily Neës, e cila tha se agjentët kishin filluar hetimet për një shtëpi në Vilafortuny në të cilën kishte shenja të ajrit të kondicionuar që punonin njëzet e katër orë të ditës dhe erë të fortë canabiss.
Në një operacion të përbashkët me policinë e Cambrils, agjentët hynë në shtëpinë në Carrer Clavells, ku gjetën 468 bimë dhe një sasi të madhe të materialit të nevojshëm për prodhimin e Mariuhanës.
Mësohet se të rinjtë janë të grup-moshave 27, 29 dhe 30 vjeç, dhe pritet të vuajnë pasojat për veprat penale të cilat parashikojnë gjykatat në spanjë./albeu.com