Një krim i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Një i moshuar ka qëlluar me automatik gruan e tij duke i marrë jetën dhe i ka dhënë fund jetës së tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër.
Burimet për albeu.com bëjnë me dije se viktimat janë Fadil Bandulla dhe Sanije Bandulla.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, dhe si duket trupat e viktimave janë gjetur nga të tjerë, rrethanat e të cilës ende nuk dihen.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten .
Shkodër/ Informacion paraprak
Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten .
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh .
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. /albeu.com/