Presidenti Kinez Xi Jinping ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez, Emanuel Macron dhe Kancelarin Gjerman, Olaf Scholz, kanë diskutuar për situatën në Ukrainë.
Biseda ishte e paralajmëruar dhe është mbajtur me shpresën për të ndalur luftimet në Ukrainë.
“BBC” raporton se Presidenti kinez e ka përshkruar situatën në Ukrainë si shqetësuese dhe ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale”.
Gjatë telefonatës me Macron e Scholz, Presidenti i Kinës ka thënë se prioriteti i të gjithëve duhet të jetë parandalimi i daljes jashtë kontrollit të situatës në Ukranë.
Teksa Macron dhe Scholz kanë rritur presionin ndaj Kinës, Presidenti Xi Jiping ka kërkuar që të tre vendet duhet të mbështesin bashkërisht bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.
Kina dhe Rusia aktualisht gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë diplomatike dhe Pekini nuk e ka dënuar veprimin e Putinit kundër Ukrainës./albeu.com/