Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Mbahej prej 8 muajsh nën vëzhgim të rreptë, deri në momentin e arrestimit.
Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje, policia italiane ka montuar kamera në disa akse banesa dhe lagje ku kryheshin bisedat dhe takimet që kishin tematikë aktivitetin e paligjshëm të lëndëve narkotike në shtetin fqinj dhe Europë.
Ai u arrestua nga policia italiane në 27 maj të këtij viti për 20 kilogram drogë, të fshehur në vazo lulesh.
Gjithashtu autoritetet italiane kanë kërkuar informacione te autoritetet shqiptare në lidhje me këtë shtetas i cili ka qenë ndër personat më të rinj që i është bashkuar grupit./albeu.com/