DETAJET/ Biznesmeni u kap në Tiranë, si i pagoi “ushtari” i tij 1 milion euro për t’i shpëtuar drejtësisë

Nikolin Janina, lideri i një grupi kriminal që trafikonte heroine, morfinë e opium në disa vende të BE, është arrestuar në Shqipëri ditën e djeshme me qëllim ekstradimi në Spanjë. Ndërkohë mediat spanjolle kanë nxjerrë edhe detajet rreth bashkëpunëtorëve të Nikolin Janinës dhe akuzave ndaj tij.

Një milion euro para në dorë. Kjo është shuma që ka paguar Sokol R., shtetas shqiptar, i cili akuzohet se është anëtar i një organizate kriminale ndërkombëtare të dedikuar për trafikun e heroinës, për të dalë nga burgu. Pagesa, e cila u bë sapo gjyqtari i dha mundësinë të largohej nga burgu. Ky është një shembull i fuqisë ekonomike që kanë arritur mafiozët e trafikut të drogës që veprojnë në Galicia. Për më tepër, është një tregues i qartë se këto grupe janë ende shumë të pranishme në Spanjë.

Çështja për të cilën u burgos ky person buron nga sekuestrimi i 56 kilogramëve heroinë që, e fshehur në një Porsche Cayenne, mbërriti në Pontevedra në prill të vitit 2016. Agjentët e Udyco nga Stacioni i Policisë Provinciale, të cilët trajtuan të gjitha informacionet, arritën të kapin drogën, e cila ishte kamufluar, dhe arrestimi i përgjegjësve, si anëtarë të një bande shqiptare (furnizuesit) ashtu edhe galicianë, që dyshohet se drejtohej nga Castor MGG.

Shefi i Sokol.R, sipas mediave spanjolle është pikërisht Nikolin Janina i cili konsiderohet kreu i organizatës dhe që ka arritur t’i shmanget, për momentin, drejtësisë. Ka shumë gjasa që duke pasur parasysh fuqinë ekonomike të grupit kriminal, ai të preferonte të humbiste milionat euro dhe të mos dilte në gjyq, duke shmangur kështu kthimin në burg.

Bashkëpunëtorët shqiptarë mësohet se janë:

Sokol R.

Rinush G.

Ndërsa bashkëpunëtorët spanjollë janë:

Castor Manuel G.G

Maria del Carmen C.D

Jose R.R

Marcos Antonio GB

Autoritet e drejtësisë Spanjolle në vitin 2015 kanë marrë një vendim për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”.

Drejtësia Spanjolle ka proceduar në 15 prill 2016 me nxjerrjen e emrit të biznesmenit Nikolin Janina, në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Që prej kësaj date e deri më sot, policia dhe prokuroria Shqiptare nuk kanë marrë asnjë masë për arrestimin e biznesmenit Janina.

Në datën 12 korrik 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë 13 pasuritë e Janinës, duke urdhëruar që ato tashmë të administrohen dhe përdoren nga Agjensia e Administrit të Pasurive të Paluajtshme pranë Ministrisë së Financave.

Dy muaj pas këtij vendimi, oficerët e policisë kryen ekzekutimin e këtij vendimi në hipotekë dhe në terren. Nuk dihet me saktësi se cilat kanë qenë arsyer se pse vendimi i gjykatës ka “fjetur” për dy muaj në sirtarët e policisë së Tiranës, por me sa duket shtrirja gjeografike e pasurive, mund të ketë dashur relativisht një kohë më të gjatë për lokalizimin e tyre në teren.

Pasuritë e sekuestruara nga prokuroria

Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro

Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.

Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë.

Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë.

Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë.

Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë.

Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë.

Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë

Pasuritë në Tiranë

Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

Pasuria me nr.7630+5-1 në Tiranë me vlerë 202 000 euro

Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro

Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

Apartament në Tiranë me vlerë e blerë në vitin 1999 (Jo e sekuestruar)

Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.

Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.

Pasuria me nr.324/3/1 është transkiptuar në favor të të tretëve tek Gerdi dhe Ledi Leka

Pasuria me nr.324/3/3 është transkiptuar në favor të tretëve në prill 2017 Gerdi dhe Ledi Leka

Pasuria me nr. 146/38+1-10 është transkiptuar në favor të të tretëve në datën 25 tetor 2016 në emër të Gerdi dhe Ledi Leka

Apartament me sipërfaqe 110.1 m2 blerë në 2013 kundrejt shumës 74.812 euro, në pronësi të Helidon Janina

Pasuria në Kavajë

Apartament me sipërfaqe 76.25 m2 në Kryemëdhenj. E fituar me leje legalizimi dhe më pas shitur Helidon Muça në vlerën 130 mijë euro.

Pasuritë në Vlorë

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërish në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë

Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë

Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë

Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë

Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë./abcnews.al