Detaje/ Zhdukja e recepsionistit në Himarë, dyshohet se shkak është bërë prishja e pazareve të drogës

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen në Himarë, ku një recepsionist hoteli dyshohet se është marrë peng dhe është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në hotel “Grecia” ku janë gjetur gjurmë gjaku, ndërsa nga disa dëshmitarë që janë marrë në pyetje kanë dëgjuar të shtënat.

Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes është Gerald Shehu, i cili rezulton si bashkëpronar i hotelit ku punonte si recepsionist Eraldo Novruzi. Po hetohet nga ana e policisë edhe pista e prishjes së pazareve të drogës mes autorit dhe recepsionistit.

Ka disa koordinata që ka ngritur grupi hetimor që po punon për gjetjen e Eraldo Novruzit i cili sipas policisë dyshohet se është qëlluar me armë nga Gerlad Shehu


Shtuar 6.06.2024 17:26