Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur sot në kryeqytet në afërsi të Gjykatës së Tiranës.
Mësohet se padia për divorc ishte ngritur nga viktima Kudret Saliaj më 24 dhjetor të 2020. Ishin zhvilluar deri më tani katër seanca dhe sot do të zhvillohej e pesta. Çështja ishte me gjytaren Irena Plaku.
Mësohet se 10 minuta para nisjes së seancës, vjehrri i viktimës ka shkuar në lokal ku ndodhej me avokatin, dhe ka qëlluar me plumba në dretim të tyre. Nga ngjarja ka mbetur i vrarë ish-dhëndri Kudret Salinaji. Po ashtu plumbat kanë kapur edhe ish-prokurorin e 21 janarit, Adriatik Cama.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka ngritur postoblloqe si dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e vrasjes./albeu.com