DETAJE/ Vdekja e 4 turistëve rusë në hotel, hetimet po zhvillohen në dy drejtime

Ditën e djeshme, rreth orës 22:20 janë gjetur pa shenja jete në një hotel në Qerret të Kavajës, 4 shtetas rusë.

Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, kishin një javë që ndodheshin me pushime në Shqipëri dhe dyshohet se duke bërë sauna në hotel janë asfiksuar dhe për pasojë kanë humbur dhe jetën.

Mësohet se ka qenë recepsionisti i hotelit ai që ka gjetur trupat e pajetë të katër turistëve rusë, ndërsa ka njoftuar menjëherë policinë.

Burime nga Prokuroria e Kavajës thonë se hetimet po kryhen në dy drejtime për rastin. Instituti i Mjekësisë Ligjore po kryen ekpertizën e trupave të pajetë për të zbardhur shkakun. Paralelisht po zhvillohet edhe ekpertiza për analizat bakteriologjike të ambienteve të saunës së hotelit./albeu.com

 


Shtuar 16.10.2021 09:07