Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e pasdites së sotme ku u plagos me armë zjarri 44-vjeçari Kujtim Meta.
Burime për albeu.com bëjnë me dije se 44-vjeçari është plagosur me dy plumba në bark dhe se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar.
Ai ka qenë në kafe në momentin kur është qëlluar nga një person që lëvizte në këmbë.
Mësohet se “shënjestra” ka qenë shofer kamioni dhe se nuk ka precedent të mëparshëm kriminal.
Aktualisht po merren në pyetje dëshmitarët dhe po merren kamerat e sigurisë për të parë pamjet.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit./albeu.com