Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos ku kanë humbur jetën babë e bir.
Ndërsa detaje të reja janë zbardhur gjatë hetimeve.
Mësohet se 17-vjecari Renato Hasula i shkruante vajzës 16 vjeçare te Fiqiri Mjeshtrit në Instagram.
Renato shkoi me të atin Eglantin Hasula, Ilir Shirën dhe Kenadon djalin e tezes për tu sqaruar me fisin e vajzës.
Këta dy të fundit kanë humbur jetën aksidentalisht ndërsa djali që fliste me vajzën e autorit të masakrës dhe i ati kanë mbetur të plagosur.
Policia ka arrestuar dy persona ndërsa autori i krimit është vetëvrarë./albeu.com