Detaje të reja/ Si ndodhi konflikti në Laç, zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit që qëlloi me ar*ë: Kisha frikë

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur të shtunën në Laç, më pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve.

Klevis Ndreca, 28 vjeç, është arrestuar për përfshirjen e tij në një ngjarje të rëndë që ndodhi në Laç, ku u plagosën disa të rinj dhe një person humbi jetën.

Ndreca ishte në makinë me Amarildo Ndoj, 26 vjeç, ndërsa Daniel Gjeloshi, 26 vjeç, udhëtonte me Liridon Ismailaj, 26 vjeç, dhe Gerald Bitrin, 24 vjeç.

Konflikti verbal mes të rinjve ka nisur pasi dy makinat janë përplasur aksidentalisht për shkak të pasqyrave të makinës, që kanë shkaktuar një mosmarrëveshje mes të rinjve.

Pas disa minutash, situata është agravuar dhe ka kaluar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Të rinjtë kishin ndaluar dhe janë përpjekur të sqaroheshin, por sapo janë zbritur nga makinat, Ndreca ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar.

Ngjarja ka përfunduar me dy persona të plagosur rëndë, dhe tragjikisht, Gerald Bitri ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.

Përveç tij, Amarildo Ndoj dhe një shitës ambulant janë plagosur aksidentalisht gjatë të shtënave.


Shtuar 4.05.2025 14:06

Tags: ,